Juristja dhe pedagogia e njohur, Eni Çobani, shumë e ndjekur me rubrikën “Shihemi në gjyq” të emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan, ku ajo është ndërmjetësuesja, ishte e ftuara e Rudina Dembacajt në emisionin “Mos i fol shoferit”.
Gjatë intervistës Rudina pyeti zonjën Çobani si e ka përjetuar imitimin që i është bërë.
Në shown variete “Al Pazar” që transmetohet në Vizion Plus, Agron Llakaj ka pasur një pjesë të titulluar “Në gjyq me Lirën”
Çobani nuk e fshehu dot indinjatën dhe pakënaqësinë që ajo ka ndaj këtij imitimi, i cili siç thotë ajo i ka shpërfytyruar figurën e saj.
Pa i përmendur emrin aktorit, zonja Çobani tregon dhe një moment kur i është dashur të përballej me njerëz, kolegë dhe miq të cilët i thonin se pse nuk kërkonte të drejtën vet. “I kam thënë më fal unë vetëm një gjë më vjen mirë që atij njeriu po i jap të drejtën që të hajë bukë” tha Çobani.
Ja pjesa e zbardhur
Pyetja: Si e keni përjetuar ju imitimin që ju është ?
Eni Çobani: ‘Unë nuk e kam problem imitimin.. Por çfarë ka ndodhur me profilin tim? Normalisht ai që e bën mban përgjegjësinë e tij.
Si mundet një njeri ta quajë veten artist kur shpërfytyron një njeri po pratë të mediave, nxjerrja e një figure të pavërtetë. Bashkimi më pas, i një figure tjetër brenda meje, që dhe këtë e kam nga kolegët e tij, pasi unë nuk e di sesi, bën të më sjellë tek mua ndjenjën e asaj për të cilën, unë artin më pas nuk duhet ta shoh dhe ta hap e ta dëgjoj, sepse realisht nuk është e vërteta.
Pra, më imito dhe unë do të vij, madje të të përqafoj dhe të jem në krahun tënd, të bëjmë që të dy për të qeshur, por jo ti të shpërfytyrosh figurën time. Këtë gjë nuk mund ta lejoj. Unë sigurisht jam njeri i ligjit dhe më është dashur të ballafaqohem dhe me një realitet të miqve të mi që thonë: Përse Eni nuk vazhdon të gjesh të drejtën tënde, sepse ky njeri po shpërfytyron figurën tënde?
I kam thënë më fal unë vetëm një gjë më vjen mirë që atij njeriu po i jap të drejtën që të hajë bukë. Por duhet të jesh e bindur që jo vetëm për Enin mbi të cilin është ngritur ky personazh por për një pjesë shumë të madhe të popullit shqiptar që nuk e gjejnë Enin fare në atë figurë. Nuk e di për kë figurë e ka atë të cilën ka ngritur.