Gjykata e Tiranës ka dënuar një çift rom të cilët kanë shfrytëzuar një fëmijë të mitur për të lypur
Vogëlushi kërkonte para nga kalimtarët në bulevardin qendror, por edhe në kryqëzime të tjera të Tiranës.
Para të që ai mbilidhte ia dorëzonte çiftit rom, ndërsa refuzonte të shkonte në shtëpi te prindërit e tij të cilët kanë bërë edhe denoncimin.
Gjatë hetimit u provua se gruaja kishte rolin kryesor në shfrytëzimin e minorenit për lypje ndërsa bashkëjetuesi i saj u akuzua për moskallëzim krimi.