Një tjetër pushues ka humbur jetën në Ksamil teksa kishte shkuar me familjen për të pushuar.
Bëhet me dije se 45- vjeçari është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë rrugës kur familjaret po e dërgonin në spital.
Njoftimi i policisë
Më datë 26.07.2017, në Ksamil, në një banesë-plazhi, është sëmurur dhe ka vdekur duke u transportuar për në spital i shoqëruar nga familjarët, shtetasi A.T, vjeç 45, banues në Patos Fier. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.