Një person ka humbur jetën ditën e djeshme në plazhin e Vilebashtovës në Kavajë.
Viktima është 58- vjeçari M.H., banues në fshatin Gosë, i cili dyshohet se është futur në det për t’u larë dhe nuk ka mundur të dalë më në breg.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i mbytjes ka qënë problemet kardiake. Lidhur me ngjarjen materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje aksidentale.