Një ish-zyrtar i rëndësishëm dhe një biznesmen pritet të thirren si dëshmitarë në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit. Gjykata e Krimeve të Rënda gjatë seancës së sotme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, për të pyetur si dëshmitar, Ilirjan Muhon, ish-drejtor i Hipotekës.
Përveç tij, është pranuar kërkesa për të thirrur në proces biznesmenin Fejzi Kodra, i cili ka blerë një pjesë të konsiderueshme të ish-hotel Vollgës dhe i ka borxh një shumë prej 600 mijë euro biznesmenit Ylvi Beqja. Mësohet gjithashtu se Kodra nuk është thirrur si një dëshmitar i thjeshtë, por si person në një proces të bashkëlidhur për shkak se do hetohet për pastrim parash.
Në seancën e sotme ka qënë me rëndësi dëshmia e Sali Cakës, qytetari që ka pranuar se i ka dhënë 150 mijë euro borxh Ylvi Beqes. “I kam dhënë 150 mije euro. Nuk m’i ka kthyer. Me shkatërroi. Kam hyrë garant edhe tek dy veta te tjerë”, mësohet të ketë thënë Caka.