Në 18 korrik 1969, teksa e gjithë bota priste që Apollo 11 të zbriste e sigurtë mbi sipërfaqen e Hënës, fjalimshkruesi William Safire imagjinoi rastin më të keq të mundshëm, teksa shkruante këtë memo për Shefin e Kabinetit të presidentit Nixon, H. R. Haldeman
“Ne rast të një fatkeqësie në hënë
Fati e ka dashur që, njerëzit që shkuan në Hënë për të eksploruar në paqe, do të qëndrojnë në Hënë, në paqe.
Këta njerëz të guximshëm, Neil Armstrong dhe Edwin Aldrin, e dinë se nuk ka shpresë për shpëtimin e tyre. Por ata dinë gjithashtu se, në sakrifcën e tyre, ka shpresë për njerëzimin.
Këta dy njerëz po japin jetën e tyre, për qëllimin më fisnik të njerëzimit: kërkimin për të vërtetën dhe kuptimin.
Ata do të vajtohen prej familjeve dhe miqve të tyre; ata do të vajtohen prej kombit; ata do të vajtohen nga të gjithë njerëzit e botës; ata do të vajtohen nga Toka Mëmë, e cila guxoi të dërgojë dy prej bijve të saj, drejt të panjohurës.
Në eksplorimin e tyre, ata nxitën popujt e të gjithë botës që të bëhen një; në sakrificën e tyre, ata bashkojnë edhe më shumë vëllazërinë e njeriut.
Në kohët e lashta, njerëzit shihnin yjet dhe tek konstelacionet, gjenin heronjtë e tyre. Në kohët moderne, ne bëjmë pak a shumë të njëjtën gjë, por heronjtë tanë janë njerëz epikë, prej mishi dhe gjaku.
Të tjerë do të shkojnë, dhe sigurisht që do të rikthehen në shtëpi. Kërkimi i njeriut nuk do të mohohet. Por këta burra ishin të parët, dhe ata do të mbeten të parët në zemrat tona.
Sepse çdo qenie njerëzore që do të kthejë sytë lart nga Hëna në ditët që do të vijnë, do të dijë se një qoshe e një tjetër bote, është bërë përjetësisht pjesë e njerëzimit.
Presidenti duhet t’u telefonojë vejushave.
Pas deklaratës së Presidentit, kur NASA të ndërpresë komunikimet
Një klerik duhet të kryejë të njëjtat procedura si të varrimit në det, duke rekomanduar shpirtërat e tyre “në thellësitë e thellësive”, dhe duke e përmbyllur me Lutjen e Zotit”.
Fatmirësisht, ky fjalim nuk u desh të mbahej nga presidenti Nixon.
/Bota.al/