Në moshën 2-vjeçare, për shkak të një infeksioni Zion Harvey humbi duart dhe këmbët.
Pas 6 vitesh, në moshën 8-vjeçare ai u bë fëmijë i parë në botë që iu nënshtrua një transplanti të të dyja duarve.
Gjatë terapisë fizike vogëlushi amerikan shprehej se qëllimi i tij ishte që të luante bejsboll.
Pas vështirësive të një terapie që ishte e mundimshme, tashmë ai në moshën 10-vjeçare mund të shkruajë dhe të vishet vetë.
“Isha pa asnjë dorë, tani kam dy, gjithçka tjetër është njëlloj. Miqtë e mi nuk kanë ndryshuar, ata më trajtojnë njëlloj si përherë. Vazhdoj të jem fëmijë, i njëjti fëmijë që të gjithë njihnin kur isha pa duar. Unë dua të shkruaj një letër për prindërit që më dhuruan duart e djalit të tyre sepse ata nuk ishin të detyruar ta bënin këtë gjë nëse s’do e donin”, tha ai.