Vetëm gjashtë muaj pas publikimit, kënga “Despacito” e Louis Fonsit ka thyer rekordin global të klikimeve.
Hiti i ri botëror është klikuar 4.6 miliardë herë në të gjitha shërbimet streaming, duke i rrëmbyer vendin e parë Sorry-t të Justin Bieber. “
Është vërtetë një çmenduri ajo që po ndodh me këtë kengë. Nuk dua të përdor fjalën aksident, sepse unë po përpiqesha vërtetë që të krijoja një hit, por nuk e kisha planifikuar një sukses të tillë. Thjesht doja që ti bëja njerëzit të kërcejnë”, thotë Fonsi.
Kënga është përhapur me shpejtësi marramendëse në 35 vende të botës, e nisur nga klima aktuale politike.
Dhe një këngë që afron bashkë popujt e kulturës mua më bën krenar, shprehet artisti. “Despacito” u kthye menjëherë në hitin humër 1 në Amerikën Latine, pas hedhjes në treg në janar, por në botën anglishtfolëse ajo do të merrte zjarr kur Justin Bieber e dëgjoi në një klub nate dhe kërkoi ti shtonte një varg e u ofrua të krijonte një remix.