Numrat priren të kenë një kuptim të veçantë për këdo, pasi lidhen me data ose adresa të caktuara.
Por cili është kuptimi i këtyre numrave? Pse kaq shumë njerëz kanë zgjedhur numrin shtatë? Në Kinë, numri 7 konsiderohet si me fat, pasi ngjan me fjalët kineze “ngrihem” dhe “jetë”. Ajo është simbol i bashkimit dhe si rrjedhojë, është parë si një shenjë e mirë në marrëdhënie. Numri 6 paraqet njerëzimin, rrjedhimisht, 7-a shihet si qendra e njerëzimit dhe si lidhja e njeriut me krijuesin.
Në fenë budiste, shtata është numri i ngritjes dhe thuhet se Buda ka bëra shtatë hapa pas lindjes. Ndërsa për krishterimin, Zoti përfaqësohet nga rrethi i shtatë, i cili ndodhet në qendër të shtatë rrathëve të krijimit. Sipas traditës hebraike, shtata është numri i inteligjencës, ndaj ka shtatë Ditë të Shenjta në vitin hebraik.
Sondazhi për numrat e preferuar Në një sondazh të zhvilluar nga studiuesi Alex Bellos, pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin numrin e tyre të preferuar. Në total, ata zgjodhën 1123 numra nga 30.025 të tillë. Thuajse gjysma e tyre ishin numra nga 1 tek 10. Autori i studimit, Alex Bellos tha se “arsyeja pse përzgjedhja e numrit 7 si një fenomen i shpeshtë në historinë njerëzore është e panjohur, por arsyeja më e besueshme lidhet me vetitë e saj numerike unike”. Nga numrat midis njëshit dhe dhjetës, shtata është më i veçanti nga ana matematikore“.
Ai është numri i vetëm që nuk mund të fitohet nga shumëfishimi ose pjesëtimi me numrat e tjera në grup. Për shembull, numrat nga 1, 2, 3, 4 dhe 5 mund të dyfishohen dhe qëndrojnë ende në grupin e dhjetëshes së parë. Numrat 6, 8 dhe 10 pjesëtohen me 2 dhe 9a pjesëtohet me tre”, shpjegon autori.
Në vendin e dytë ishte numri 3. Ai është një numër fatsjellës, pasi në Kinë tingëllon me fjalën “lindje”. Shumë kultura lindore e konsiderojnë treshin të rëndësishëm, pasi ai lidhet me tre fazat e rëndësishme të jetës: lindja, martesa dhe vdekja. Në fenë e krishterë, numri 3 përfaqëson Trinitetin e Shenjtë: Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë. Sipas mitologjisë teutonike, treshi është numi i fatit të mirë. Po ashtu, ky numër është i rëndësishëm në mitologjinë norse dhe në paganizëm. Për shembull, Thori ka tre armë kryesore që i përdor kundër gjigandëve. Në besimin sllav, Triglavi është zoti me tre kokë i luftës.
Në vendin e tretë ishte numri tetë. Nga ana shpirtërore, ky numër simbolizon pafundësinë dhe parajsën, pasi ndjek numrin shtatë të krijimit. Në fenë islame, froni i botës ruhet nga tetë engjëj, ku secili u korrespondon tetë ndarjeve të hapësirës. Po ashtu, ai është me fat në fenë budiste, pasi ka tetë ogure fatsjellëse. Në Kinë, 8a shihet si shenjë e pasurisë dhe prosperitetit.
Çfarë tregon numri i preferuar për ju?
Arti i numerologjisë pretendon se gjithçka ndahet në numra me një shifër dhe se çdo numër është prezent në natyrë dhe histori.
Numri 1: Lidhet me diellin dhe shihet si një numër “i fuqishëm dhe individualist”. Njerëzit që e preferojnë atë janë liderë të mirë me kurajë dhe ambicie. Po ashtu, ata mund të jenë kërkues dhe egoistë.
Numri 2: Njerëzit që e preferojnë atë priren të jenë emocionalë dhe intuitivë, por shpesh janë të mbyllur dhe preken nga emocionet negative.
Numri 3: Njerëzit moskokëçarës dhe të zgjuar priren ta zgjedhin këtë numër. Ata janë shprehës dhe artistikë, por edhe agresivë dhe egoistë.
Numri 4: Ata që e preferojnë janë të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Por ata mund të jenë kokëfortë dhe ankohen shumë.
Numri 5: Ky numër lidhet me udhëtimin. Ata që e preferojnë atë urrejnë të qëndrojnë në një vend për shumë kohë dhe mërziten lehtësisht. Kanë tendencën t’i dramatizojnë gjërat.
Numri 6: Nëse dikush e preferon këtë numër, ai është i qetë dhe përkujdesës, por priret të jetë tip i ngjitur dhe i mendjelehtë.
Numri 7: Numri triumfues në studim ishte 7a. Sipas numerologjisë, shumica e njerëzve që e zgjedhin atë janë inteligjentë dhe të mprehtë, por edhe kritikë dhe të paduruar.
Numri 8: Njerëzit e fuqishëm dhe të suksesshëm preferojnë 8ën. Ajo lidhet me Uranin, i cili i bën njerëzit më materialistë dhe të dhënë pas punës.
Numri 9: Ky numër kombinohet me numrat e tjerë dhe tiparet e tyre. Ata që e preferojnë këtë numër janë të prirur ndaj luhatjeve të humorit dhe kanë keqardhje për veten.
/Bota.al/