Policia ka sekuestuar në Kavajë një mjet lundrues tip skaf, pranë brigjeve të Karpenit.
Mjeri lundrues po transportohej nga një zetor në momentin kur u ndalua nga policia pranë bregut të detit.
Dyshohet se skafi do transportonte 1.3 ton kanabis të kapur nga policia në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, në afërsi të “Plazhit të Gjeneralit”.
Skafi është bllokuar jo shumë metra larg vendit ku u gjet sasia e lëndës narkotike.