Një veprim për t’u marrë shembull nga të gjithë është raportuar nga Pogradeci. Një qytetar ka gjetur portofolin e një qytetari gjerman dhe e ka kthyer pas të paprekur.
Portofoli kishte brenda 1.100 € dhe dokumentet e gjermanit, patentë, kartë ID e pasaportë. Qytetari në fjalë quhet Azem dhe është me origjinë nga Kukësi.
Azemi u bë lajm në vitin 2014-të, kur INUK i prishi lokalin që ai kishte ndërtuar buzë liqenit të Pogradecit, teksa qëndroi brenda ndërtesës i ngujuar për 2 ditë me radhë bashkë me familjen, sepse pretendonte se shteti nuk e kishte dëmshpërblyer për vlerën reale të pronës.