Kesha ka hedhur në tregun muzikor “Praying”, këngën e saj të parë pas katër vitesh mungesë në treg.
Në një posim në rrjetet sociale këngëtarja shkruan: “Kjo këngë ka të bëjë me të ndjerit simpati për dikë nëse të lëndojnë apo të trembin. Kjo këngë tregon se sit ë ndjehesh krenare për personin që je edhe gjatë momenteve kur ndjehesh keq dhe vetëm.
Kjo këngë është për mua që më në fund gjeta paqe për faktin se nuk mund të kontrolloj gjithcka, sepse fiksimi për të kontrolluar gjithcka më vriste”, thotë këngëtarja për këngën e saj të re.