Dy zona natyrore të Shqipërisë i shtohen listës së vendeve të mbrojtura nga UNESCO.
Komiteti i UNESCO, i mbledhur në Poloni, miratoi zgjerimin e zonës së Trashëgimisë Botërore të pyjeve të vjetër të Ahut me dy zona nga Shqipëria.
Zona e Lumit të Gashit në Tropojë dhe Zona e Rrajcës në Përrenjas janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Pyjet e Ahut në Rrajcë janë pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, i cili është kthyer tashmë në një destinacion turistik në Juglindje të Shqipërisë.
Ndërsa Zona e Mbrojtur “Lumi i Gashit ishte përfshirë nga autoritetet shqiptare si Rezervë Strikte Natyrore kategoria I-rë, IUCN, në vitin 1996.
Zona ka një sipërfaqe prej 3.000 ha dhe është e vendosur në verilindje të Alpeve Shqiptare në Qarkun e Kukësit, rrethi i Tropojës, larg qendrës së banuar.