Ish kreu i Tatimeve në Tiranë, Androkli Kokthi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit.
Ai u arrestua një vit më parë me urdhër të Prokurorisë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Kokthi ka fituar betejën me oragnin e akuzës duke arritur të marrë pafjësisnë.
Ndaj tij është hequr edhe masa e sigurisë “arrest në shtëpi” pasi Apeli arsyeton se akuzat e paraqitura ndaj tij nuk qëndrojnë.
Prokuroria pati kërkua 3 vjet burg për ish kreun e Tatimeve duke e akuzuar se kishte lidhur një Akt Marrëveshje për luikuidimin me këste të detyrimeve të prapambeturaa me shoqërinë e naftës “Fullpet”.
Kjo nuk u vërtetua, por ai u arrestua sërish në vitin 2016 për disa mallrat ë konfiskuara që më pas iu kthyen subjektit, akuzë kjo që gjithashtu nuk qëndron sipas Apelit.