Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se kryente vepra të turpshme ndaj vajzës së tij. Arrestimi është bërë një ditë më parë.
Oficerët e seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë ndalimin e Pandi Sh., 36 vjeç, banues në njësinë administrative Pirg.
Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhërit të Prokurorisë së Korçës, si edhe pas kallëzimit të bërë një ditë më parë nga bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se ai ka kryer në mënyrë të përsëritur vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 5-vjeçare.
Gjithashtu dyshohet se 36-vjeçari, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.