Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, në dy vitet e ardhshme do të jetë Isa Sakja i Partisë Demokratike.
Sakja ka fituar me një rezultat mjaft të ngushtë votash, vetëm 28 më shumë se kandidati i Partisë Socialiste, Dorian Murati.
Këto ishin zgjedhje të parakohëshme në Kavajë, për shkak të heqjes së mandatit të kryetarit të mëparshëm Elvis Roshit, nga ana e KQZ-së, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Kështu Sakja grumbulloi 11155 vota, Murati 11127 vota, ndërsa Maksim Kona i LSI-së 1960 vota. 698 vota u shpallën të pavlefshme.