Të shtënat me armë zjarri janë regjistruar pranë një Qendre Votimi në Shëngjin. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor i ngritur nga policia po punon për identifikimin e autorit.
Ndërkohë po në Shëngjin ka pasur edhe një përplasje fizike mes militantëve të PS dhe LSI. I lënduar ka mbetur simpatizanti i LSI, Florian Dushku. Pavarësisht këtyre incidenteve, votimi vijon normalisht edhe në këto momente.