Tre automjete të komisionerit të LSI-së janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Sarandë, ku njëra është shkrumbuar terësisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:13 në fshatin Shëndëlli, Konispol.
Policia bën me dije se si pasojë e flakëve, mjeti i parë është djegur plotësisht, ndërsa dy mjetet e tjera janë dëmtuar pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për dokumentinim e plotë në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.