Në Rrogozhinë duket është Thembra e Akilit për rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Kryetari i atjeshëm i Bashkisë, Beqir Nuredini, të cilin të gjithë e njohin si Bushi ka përgatitur një nga fushatat elektorale më spektakolare të realizuara në Shqipëri.
Vetëm pak minuta më parë ai publikoi këtë foto të shtabit elektoral me shënimin:
“Ne jemi gati për fitore madhështore.
Voto PDIU nr.13!”