“Paftuar”, filmi për emigrimin e shqiptarëve në Greqi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Paftuar”, filmi për emigrimin e shqiptarëve në Greqi

16:07 | 02/03/2016
në Gossip
0

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Filmi “Paftuar”, i regjisorit shqiptaro-amerikan Roland Uruçi dhe producentit Julian Biba, trajton çështjen e emigrimit të shqiptarëve në Greqi gjatë viteve 1990. Në film përshkruhet trajtimi i keq i emigrantëve shqiptarë nga autoritetet greke. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, regjisori Roland Uruçi dhe producenti Julian Biba thonë se emigracioni është një çështje e ndjeshme jo vetëm për shqiptarët por edhe për shumë popuj të tjerë në botë. Më 3 mars filmi “Paftuar” do të shfaqet në Uashingtonit.

​Filmi me metrazh të shkurtër, “Paftuar” trajton vështirësitë që mijëra shqiptarë përjetuan në vitet 90 në përpjekje për të emigruar në Greqi. Regjisori Roland Uruçi thotë se filmi është i bazuar në historinë skenaristit Julian Biba si emigrant në Greqi dhe ato që ai ka parë gjatë viteve 90 kur shumë shqiptarë largoheshin nga vendi për shkak të gjendjes ekonomike dhe trazirave politike në vend.​

“Filmi është bërë në bazë të përvojës së shokut tim, Julianit, si mërgimtar në Greqi në vitet 1990 kur ekonomia në Shqipëri ishte shumë e dobët dhe atje kishte luftë civile. Pra filmi është realizuar në bazë të skenarit të Julianit dhe unë e përpunova atë për ta bërë më shumë si një film”.

Filmi përshkruan sfidat e një grupi emigrantësh nga Shqipëria të cilët gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin grek u kapën nga një njësi ushtarake greke. Në film portretizohen vuajtjet fizike dhe psikologjike të emgrantëve të keqtrajtuar nga autoritetet.

Bashkë-skenaristi dhe bashkë-producenti i filmit, Julian Biba thotë se është e vështirë të përshkruhen historitë e rënda të emigrantëve në një format të shkurtër filmi.

“Ne e kemi shtjelluar me aq mundësi sa na jepte formati i shkurtër që kishim sepse kjo është bazuar në skenarin e gjatë për një film të plotë. Për hapësirën që kishin ne bëmë maksimumin e arritjes. Aktorë shumë të talentuar që kishim e bënë edhe më të lehtë realizimin e filmit….”.

Filmi për herë të parë u shfaq në Festivalin DokuFest në Prizren dhe zgjoi kurreshtjen e audiencës në Kosovë. Regjisori Uruçi, familja e të cilit emigroi nga Dibra në Shtetet e Bashkuara kur ai ishte tre vjeç, thotë se njerëzit në Kosovë mund të identifikoheshin me temën e emigracionit dhe ishin shumë kurioz të mësonin mbi këtë histori të dhimbshme të imigrimt të shqiptarëve në Greqi.

“Në Kosovë filmi u prit shumë mirë në festivalin DokuFest në Prizren, aty ishte premiera e filmit. Shumë njerëz në Kosovë më pyesnin se përse kjo histori nuk është treguar më parë. Pra për shqiptarët kjo ishte pyetja kryesore. Ndërsa, të huajt që morën pjesë në këtë festival ishin të interesuar të mësonin më shumë për temën e emigracionit në përgjithësi pasi tani ka shumë emigrantë syrianë, kurdë dh nga vende të tjera. Pra, kishte dy audienca, ajo vendase dhe e huaja, të cilat kishin pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje”.  

Për ta trajtuar më hollësisht këtë çështje, regjisori Uruçi dhe producenti Biba po mbledhin fonde për realizimin e filmit me metrazh të gjatë.

“Ne kemi një dëshirë të madhe të realizojmë filmin e plotë, me metrazh të gjatë, “Paftuar”, ku do ta shpalosim shumë më në detaje, shumë më gjërësisht këtë ngjarje, këtë situtatë, do ta trajtojmë këtë problem. Në momentin që ne do të arrijmë të krijojmë fondet e duhura, ne do të mund ta realizojmë këtë”.

Përveç premierës në festivalin Dokufest në Kosovë, filmi “Paftuar” është shfaqur para një audience private në Nju Jork. Më 3 mars filmi do të shfaqet në Uashington.  Regjisori Uruçi dhe producenti Biba shpresojnë se shfaqjet e filmit “Paftuar” do t’u ndihmojnë të gjejnë mbështetje për të realizuar versionin e plotë të filmit.

filmi

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Ndryshon qëndrimi i PD: Arrestimi i Spiro Kserës është politik

Sherr Basha-Bregu në grupin e PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com