Një stiliste është bërë ylli i internetit për shkak të pamjes së saj shumë të re.
Lure Hsu duket sikur është vetëm 18 vjeç ndoshta dhe më pak por ajo është duke mbushur 42 vjeç.
Hsu ka zbukuar sekretin e saj të bukurisë. Ajo shprehet se pi sasi të mëdha uji në ditë duke e mbajtur trupin të hidratuar dhe duke ngrënë sa më shumë perime. Në mëngjes pi një kafe dhe shmang pijet e gazuara me sheqer.
Lure u bë e famshme nga motra e saj më e vogël Sharon, që është një aktore dhe modele. Një ditë ajo hodhi në “Facebook” një foto të së motrës duke festuar 42-vjetorin e saj. Fansat e Sharon u habitën shumë kur zbuluan moshën e Lure.