Ministria e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina ka kallëzuar sot në Prokurori përgjegjësen e Zyrës Arsimore në Kavajë Sonila Pezën e cila akuzohet se ka marrë pjesë në fushatën elektorale.
Po procedohet dhe drejtori i shkollës në fshatin Gorre të Lushnjes, drejtori i shkollës në Nepravishtë dhe drejtori i shkollës në Gramsh si dhe disa përgjegjës të tjerë të zyrës arsimore në Kavajë, Bulqizë, Has e Gjirokastër.