Kur të gjithë janë me pushime dhe zgjedhin mënyra nga më të ndryshmet për t’i kaluar ato, do të ndiheshit mjaft çuditshëm nëse ju do të qëndronit në shtëpi apo në një nga kafenetë e zakonshme të qytetit.
Por është lehtësisht e mundur të shkëputesh nga rutina dhe të marrësh përsipër përvoja që janë përtej zakonit.
Disa nga aventurat e mëposhtme janë krejtësisht të çmendura por me siguri do tju bëjnë të ndiheni gjallë.
- Shpella Cheve në Meksikë është një nga shpellat më të thella në Tokë. Eksplorimi i kësaj shpelle ka nisur që para tre dekadash.
- Oymyakon (Rusi), ky destinacion siberian është komuniteti më i ftohtë në Tokë, me 500 banorë të guximshëm. Mesataret e temperaturave kanë arritur deri në -50 C (-58 F) apo -67.8 C (-90 F) në dimër.
- Pika e shpezëve të Inga në lumin Kongo. Një ekip guxon ti dalë mes për mes lumit, në një ekspeditë të quajtur Projekti Grand Inga.
- Garat me deve janë një përvojë thelbësore në Lindjen e Mesme. Në shpinë të deveve ka nga një rrobot të cilët komandohen nga njerëzit dhe i bëjnë devetë të ecin më shpejtë ose më ngadalë me qëllim që të fitojnë garën.
- Ngasja e valëve në Teahupo, si vendi më i rrezikshëm në botë. Mund të jetë shfletimi më i paharrueshëm në jetën tuaj ose largimi më i tmerrëshëm.
- Centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë, është bërë një atraksion i papritur turistik në më shumë se tre dekada pas shpërthimit në vitin 1986.
- Gara e madhe në Alaska zgjat të pkatën tetë ditë, në më shumë se 1000 milje dhe zhvillohet në temperature deri në -50 gradë Celcius.
- Vrapimi i demava në Spanjë. Çdo korrik më shumë se 1000 vrapues marrin pjesë në drejtim të Pamplona-s. Gjatë garës në rrugët e qytetit dalin demat.
- Vizita në Parkun Kombëtar të Vdekjes në Kaliforni është ndryshe nga çdo shëtitje në ndonjë park tjetër. Lugina e Vdekjes mban rekordin si vendi më i nxehtë në Tokë.
- Rrotullimi në kodrën Coopers në Angli. Kodra është shumë e pjerrët dhe eshtë bërë një biznes serioz për turistët.
- Slita Rossa në Abu Dabi, udhëton nga 0 deri në 240 km/orë në 4.9 sekonda. Është slita më e shpejtë në botë.
- Fluturimi në Rio de Janerio. Sheh pamjen ajrore të qytetit si një aparat fotografik i zakonshëm por e mrekullueshme është se ti je në ajër duke udhëtuar mbi të.
- Tafat e elefantëve të Kupës së Mbretit në Tajlandë. Ndërkohë që ky sport nuk është pa polemika, ai siguron të paktën një antidot të ri në versionin e kalit.
- Zhytje e madhe e peshkut të bardhë në Gansbaai në Afrikë të Jugut.
- Dera e Ferrit në Turkmenistan. Përpara katër dekadash shkencëtarët kanë hapur një gropë dhe i kanë vënë zjarrin me gaz.
- Diga e Contra në Zvicër. Cilësuar si kërcimi 007, diga e Contra është vendi ku do të keni mundësinë të hidheni mbi 220 metra, ashtu si zoti Bond bëri në “GoldenEye”.
/cnn/