Pas një hetimi një mujor policia ka sekuestruar 843 bimë kanabisi në fshatin Kushnen në Mirditë.
Gjatë operacionit antidrogë të koduar “Agimi” në pranga kanë rënë shtetasit Gentjan Cupi, 21 vjeç dhe Fatmir Vila, 32 vjeç, të dy banues në Kaçinar. Ndërkaq janë shpallur në kërkim F.M dhe A.D, për të cilët për arsye hetimi policia nuk jep të dhëna të tjera.
Sakaq, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe ndaj kryetarit të fshatit Kushnen, B.D. 47 vjeç për vepren penale “Moskallëzim krimi”.
Blutë bëjnë me dije se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin mbjellë në një zonë pyjore të këtij fshati 843 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva, të cilat pas konstatimit nga forcat policore, u asgjësuan me anë të djegies.