Një trup i pajetë është gjendur në përroin e fshatit Straje të Kolonjës.
Bëhet me dije se viktima është shtetasi me inicialet G.Sh, rreth 53 vjeç banues në fshatin Straje të Ersekës.
Dyshohet se shtetasi G.Sh është mbytur si pasojë e vërshimit të ujit në këtë përrua pas një shiu të rrëmbyer që ka rënë në zonë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.