Në një varkë me motor u gjetën 12 thasë të mbushur me kanabis sativa. Droga e sekuestruar është me peshë 132 kg lëndë narkotike.
Gjatë operacionit “Lundrimi i fundit” u bë i mundur arrestimi i Pjetër Marashit, 40 vjeç dhe A. M, 15 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri në Shkodër.
“Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi në Digën e Komanit në një varkë me motor. Atyre iu gjet dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 thasë të mbushur ku pas peshimit rezultoi se përmbanin 132 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim’’ Neni 283 /25 i Kodit Penal.