Të programuar për të humbur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të programuar për të humbur

11:03 | 07/06/2017
në Opinion
0

Nga Saimir Demi

Në Luksemburg ishte thjesht një miqësore, ku trajneri ynë vazhdoi me seritë e eksperimenteve dhe meqenëse po insiston, të shpresojmë që dikur do të vijë koha për të marrë konkluzione pozitive. Ky ishte edhe përfundimi i përbashkët i futbollistëve të Kombëtares, madje edhe i përmirësuar, pasi na u tha që nëse po kjo skuadër arrin një rezultat pozitiv në Izrael, atëherë do të na fshihet automatikisht nga memoria, gjithçka ndodhi ndaj skuadrës më modeste të Beneluksit. Por, kjo skuadër është një simbol i vendit, e ndërtuar për të na dhuruar kënaqësi dhe jo për të na mësuar se sa mirë ndjehesh, kur pas një periudhe jete si sklerotik, befas të sjellin kujtesën. Nuk është hera e parë që ne bëjmë paraqitje të tilla, por tashmë situata duhet analizuar, pasi është rënduar aq shumë, saqë nëse vazhdohet me këtë ritëm, ka shumë mundësi që së shpejti Kombëtaren ta kemi vetëm si objekt. Këta tanët u futën si të mëdhenj në fushën e lojës dhe tundeshin përpara kundërshtarëve, ashtu siç bënë një ditë më parë nëpër rrugët e Luksemburgut, ndërsa në fund pranuan të poshtëroheshin. Por, kjo që na ndodhi është mëse normale, pasi në përgjithësi jemi një stonaturë e vërtetë, kur marrim guximin të delirojmë. Jemi humbës… Në miqësoren e së djelës kishte edhe një pamje interesante për t’u shijuar. Një futbollist vendas i kërkon zëvendësim trajnerit të tij, duke bërë shenjë që i kanë shteruar energjitë, megjithëse kishin mbetur shumë pak minuta përpara vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit. Ky ishte një gjest që Gerson e bëri për skuadrën, ndërsa tek ne zëvendësimi konsiderohet si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe si i tillë duhet refuzuar me protesta të fuqishme. Aq të ndjeshëm jemi si popull ndaj futbollistit që thirret në pankinë, saqë në 90% të rasteve i ofrojmë mbështetje pa kufi, duke e trajtuar si Martin Luther King. Edhe kjo është një arsye se përse kemi filluar gjithmonë të humbasim…

“Një italian ju bëri të fluturoni”, kjo ishte batuta që nxorri De Biasi nga arkivi i tij i pasur, duke e konsideruar si më të gjeturën pas humbjes në qytet-shtetin 500 mijë banorësh. Më parë, sa herë që nuk i pëlqente ndonjë konstatim i shqiptarëve, përdorte një tjetër: “Pëllitjet e gomarit nuk dëgjohen në qiell”, shprehje që duket se e tërhoqi nga qarkullimi, pikërisht kur kishte tendenca për t’iu kthyer në boomerang. Eshtë ai që po kryeson listën e delirantëve në këtë garë “Kombëtare” dhe skuadra ka humbur dëshirën, ndërsa një pjesë e lojtarëve të seleksionuar janë thjeshtë qoka. Prandaj humbasim… Të gjithë e mbajmë mend, kur në festën e kualifikimit, në sheshin “Skënderbej” brohorisnin De Biazin dhe vërshëllenin Dukën. Në fakt, duhet të ndodhte e kundërta, pasi ishin skemat jashtë fushe të Dukës që na çuan në Francë dhe jo ato të “italianit fluturues” në kuadratin e gjelbërt. Pikërisht këto skema fituese nuk po zbatohen më dhe ne humbasim vazhdimisht… Do të vazhdojmë ta vuajmë mungesën e atyre futbollistëve që trajneri ynë i injoroi, apo i përzuri në prag të finaleve të Europianit. Por edhe faktin që si shqiptarë të mirë, hapëm një luftë agresive sportive me Kosovën, por dhe ata me ne. U munduam t’i merrnim njëri-tjetrit çfarë kishim më të mirë dhe përfundimi është pjella jonë unike: Një Komb, dy Kombëtare dhe të dyja njëlloj… vetëm humbëse.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Etiketa: Armand DukaBeneluksiGianni de BiasiMartin Luther KingNjë italian ju bëri të fluturoniPëllitjet e gomarit nuk dëgjohen në qiellsaimir demiTë programuar për të humbur

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Spaç/ Rindërtimi i mënxyrës… Foto/ LSA Gent Shkullaku

Spaç/ Rindërtimi i mënxyrës... Foto/ LSA Gent Shkullaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com