Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, në Orlando, të Floridas, ku një shkëmbimzjarri masiv është regjistruar në një kompani, e për pasojë kanë mbetur të vrarë disa persona.
Polica bën me dije se disa të vdekur janë shënuar në këtë incident tragjik, megjithatë, ende nuk dihet me saktësi sesa persona kanë humbur jetën.
Zyrtarët thonë se situata është qetësuar tashmë. Por ende nuk publikohen detaje mbi viktimat apo agresorët. Në vendngjarje ka një prani të shtuar të forcave të rendit e sigurisë, ndërsa zona është rrethuar. Zona po kërkohet edhe përmes qenve antieksploziv.