Zgjedhjet 2017/ Nurellari: Koalicioni i ardhshëm qeveritar do jetë PS-PDIU (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet 2017/ Nurellari: Koalicioni i ardhshëm qeveritar do jetë PS-PDIU (film)

19:09 | 05/06/2017
në Shqiperi
0

I ftuar në rubrikën opinion politologu Adri Nurellari është shprehur se qeveria e ardhshme ka për të qenë një koalicion mes Partisë Socialiste dhe PDIU-së.

Nurellari tha i bindur që PDIU do të marrë 5 mandate në këto zgjedhje, të cilat nëse formohet koalicioni me PS-në, mjaftojnë për të krijuar një shumicë solide.

“Unë mendoj që potencialisht pushteti i ardhshëm ka për të qenë mes Partisë Socialiste dhe PDIU-së, e cila e shkëputur e vetme, pa këto koalicionet, pavarësisht situatave të disfavorshme që ka, jam i bindur që Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do t’i marrë 4 ose 5 mandate vetë, por edhe më shumë mundet, të cilat mjaftojnë për të krijuar një shumicë solide. Për të krijuar një shumicë dërmuese Partia Socialiste do të krijojë koalicion me PDIU-në, pasi e shoh LSI-në jashtë pushtetit.”- u shpreh Nurellari.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Nurellari e sheh të pakuptimtë marrëveshjen me Partinë Socialiste të Partisë Demokratike , e cila është në një situatë të vështirë duke patur parasysh apatinë e liderit, mungesën e brendshme për lista mospërfaqësuse kandidatësh, por edhe veprime arbritrare siç ka qenë ajo e çadrës.

Pjesë nga intervista:

A po ndryshon mënyra e të bërit politikë në vendin tonë?

Absolutisht që ka ndryshuar dhe kjo vjen si pasojë e zhvillimeve anormale poltike të kohëve të fundit, një situatë anormale që ne pamë me krijim e çadrës dhe një kërcënim për bojkot. Mandej u kurorëzua jo me një ndryshim thelbësor siç pritej të ishte një reformë e re zgjedhore që garanotn një proces të ndershëm dhe një garë të ndershme elektorale dhe u mundësonte palëve të përfshiheshin në lojë dhe të mos përjashtoheshin. Do të kishte maksimumin e saktësisë procesi zgjedhor.

Nuk e pamë këtë gjë. Ne pamë një marrëveshje e cila nuk solli garancitë për një system të ndershëm politik, por solli garancitë për një favorizim të mëtejshëm të dy partive kryesore në kurriz të partive tjera dhe në kurriz të pluralizmit shqiptar. Një lloj ujdie e stisur në moment të fundit që ka shumë pikëpyetje të mëdha sepse u bë n në mënyrë jotransparente.

Faktikisht në dëmtojmë kurrizin tonë me një marrëveshje që është bërë në mes të natës mes dy të tjerëve ku ende nuk e dimë çfarë ka ndodhur plotësisht. Kjo padyshim që ka një reperkursion në demokracinë në vend. U përjashtuan koalicionet parazgjedhore në mënyrë të çuditshme. Mendoj që kjo gjë mund të shqyrtohet në një të ardhme të afërt nga Gjykata Kushtetuese.

Jo vetëm që është hapur loja poltike por shohim që ajo që pretendonim se do sillte një frymë të re solli një déjà vu që në e kemi parë në 2009, në refiormën zgjedhore që është bërë në mes të natës po në zyrat e Kryesisë së Kuvendit.

Pra nuk kemi ndonjë ndryshim të madh. Është një lloj déjà vu ku dy të mëdhenjtë me bëjnë marrëveshje me interest të përbashkët në kurriz të tjerëve dhe në kurriz të sistemit politik.

Unë  e shoh interesin që ka zoti Rama në këtë marrëveshje, por nuk e kuptoj interesin e zotit Basha dhe interesin e opozitës.

A mendoni se zoti Rama do t’i bëjë 71 mandate?

Unë mendoj që kjo do të ishte një vetëvrasje finale për Partinë  Demokratike, e cila është një situatë të vështirë duke patus parasysh apatinë e liderit, mungesën e brendshme për lista mospërfaqësuse kandidatësh por edhe veprime arbritrare siç ka qenë ajo e çadrës. Nqs do ndodhe ky skenar do ishte një shembje për partinë Demokratike dhe pluralizmin në Shqipëri.

Në qoftë se ne do të llogarisnim të gjitha votat e 2013 dhe t’i numëronin sot faktikisht Partia Socialiste i merr e vetme 68 mandate. Që do të thotë duke patur parasysh konsolidimin e pushtetit, që garon në pushtet dhe jo në opozitë, që PD nuk e ka patur avantazhin e 2013; nuk është çudi që Partia Socialiste ta formojë vetë shumicën.

Nurellari ka folur edhe për situatën poltike në Kosovë ku shprehet se është mjaft e qetë dhe qytetare.

Çfarë po ndodh në Kosovë?

Është një situatë goxha e qetë dhe qytetare . Ndryshe nga çfarë kemi parë siyuatë të tensionuar në dy vitet e fundit, palët janë duke parashtruar programe, vizionin e tyre për të ardhmen. Në një farë mënyre ky process zgjedhor është një process çlirimi i atij mllefit që ishte krijuar. Tregon që e shkuara në zgjedhjet e parakohshme ishte vërtetë veprim i duhur dhe veprimi që mori opozita për prishjen e qeverisë nga Isa Mustafa i ka shërbyer klimës në Kosovë.Me të vërtëtë të gjitha palët kanë mbajtur qëndrime më të matura dhe më të pjekura. Kjo është një gjë e mirë për qeverinë e Kosovës.

/balkanweb.com/

Etiketa: Adri Nurellarikoalicioni i ardhshem qeveritarps-pdiu

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Shpërthen bombola në lavazh, humb jetën 44-vjeçari

Tiranë/ Rrëzohet nga kati i katërt, ndërron jetë 38-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com