Është përuruar paraditen e kësaj të diele kompleksin e ri të “Parku Olimpik”, një kompleks fushash sportive, por edhe selish institucionesh, ndër të cilat do të jetë edhe vetë godina e FSHF-së.
Gjatë përurimit të “Parkut Olimpik”, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj tha se tashmë është një realitet një sallë moderne e lojrave me dorë.
“Ambicia është për të transformuar zonën në një ishull të gjelbër e sportiv për të gjitha moshat
Këto janë pjesë e një projekti që do të zhvillohet më tej me pishinën e mbyllur olimpike. Do të nisë puna edhe për kopshtin e ri zoologjik”, shtoi kryeministri.
Fusha e basketbollit u inaugurua me një ndeshje miqësore basketbolli mes Old Star të Shqipërisë dhe Kosovës ku morën pjesë dhe Rama dhe Veliaj, e më pas hapësira iu la dy skuadrave kombëtare të të rinjve.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154814681621523/