Ne të gjithë prekemi nga stresi në disa moment në jetën tonë. Kjo mund të jetë diçka që vjen dhe ikën në kohë të vështira,ose ju mund të vuani prej stresit shumicën e ditëve të jetës suaj.
Nëse ju jeni një prej atyre njerëzve që e kanë tmerr zgjimin në mëngjes për të shkuar në punë, që nuk e pëlqejnë punën e tyre ose nuk e durojnë dot shefin e tyre, atëherë ka shumë mundësi që ju të vuani nga puna ose ambienti ku ju punoni,duke përfshirë stresin.
Por mos kini panik, sepse ka shumë mënyra për të reduktuar dhe madje edhe për ta eleminuar stresin.
1. Ushtrimet!
Ndoshta kjo mund të jetë gjëja e fundit që do donit të bënit pas një dite të gjatë dhe stresuese në punë, por ushtrimet ta largojnë me të vertetë stresin. Nëse ju bëni një shëtitje të shpejtë prej 10 minutash, mund të merrni dhe qenin tuaj ta shëtisni, mund të shkoni në palestër ose të bashkoheni me një ekip sportiv, ju shumë shpejtë do të ndjeni se gjaku po ju pompon dhe do të ndiheni më mirë.
2. Shtrihuni në krevat
Shpesh, stresi mund të ndikojë në rehatinë e gjumit tuaj dhe nuk ju lejon të flemë, sepse jemi të shqetësuar se çfarë do na sjellë dita e nesërme. Ju duhet ta detyroni veten të flini dhe të qëndroni në atë gjendje derisa ju të pushoni dhe t’ju zërë gjumi. Para se të flini, pini qumësht të ngrohtë dhe lexoni një libër derisa tju zërë gjumi. Nuk duhet të konsumoni alkool apo të shikoni televizor para se ju të flini.
3. Planifikoni fundjavën tuaj
Ju duhet të kuptoni se nëse lejoni që puna juaj të konsumojë jetën tuaj, atëherë ajo do të bëhet jeta juaj- dhe kjo nuk është mënyra sesi ju duhet të jetoni! Ju duhet të bëni plane me miqtë tuaj dhe familjen çdo fundjavë për tu angazhuar me diçka dhe për tju kujtuar se ka gjëra më të rëndësishme në jetën tuaj sesa puna.
4. Kënaquni me veten tuaj
Të kaloni disa kohë me veten tuaj do t’ju ndihmojë të rivlerësoni jetën që po bëni. Ju mund të dilni për një shëtitje, të lexoni një libër, të shëtisni me makinë të dielave, ose çdo gjë tjetër që mund të shijoni në shoqërinë e vetes suaj.
5. Organizohuni
Nëse ju mendoni se nuk ka mjaftueshëm kohë për të bërë gjithçka që ju doni, atëherë ju duhet të organizoni ditën tuaj për ta bërë atë sa më të thjeshtë. Filloje çdo ditë me një plan, thjesht shënoni të gjitha detyrat që duhet të bëni duke filluar nga ato që kanë prioritet për ju, bashkë me kohën që duhet të keni në dispozicion për realizimin e tyre.
6. Qëndroni të fortë
Ju nuk duhet të lejoni askënd në jetën tuaj të nxisë njerëzit që ju rrethojnë, që ju ngarkojnë me punë apo të pranoni ulje-ngritjet e shefit tuaj. Ju duhet të mbani një qëndrim! Ju duhet të tregoni se nuk mund të pranoni asgjë më pak se respekt dhe mirënjohje për punën tuaj të vështirë, dhe kur shefi përpiqet tju ngarkojë me një punë ekstra- thuaj jo.
7. Bëni pushimin e drekës jashtë zyrës tuaj
Ju duhet të kaloni sa më shumë kohë larg zyrës tuaj. Për të drekuar jashtë, ju duhet të gjallëroni veten tuaj dhe të humbisni mendjen për rreth një orë nga puna.
8. Lini punën që bëni
Në varësi të asaj se çfarë ju streson me saktësi në punën tuaj, ju duhet të largoheni nga puna që keni aktualisht për një punë më të mirë në mënyrë që të eleminoni stresin që ju shkakton puna e parë. Nuk ju pëlqen shefi juaj? Apo puna në vetvete? Nëse çështja nuk mund të zgjidhet, atëherë nuk ka vlerë që ju të vuani më gjatë. Fillo të kërkosh një punë tjetër dhe vetëm kur ju të siguroni punën tjetër, atëherë largohuni nga puna që keni.
9. Ushqehu mirë
Rëndësia e të ushqyerit me ushqimet e duhura nuk duhet harruar. Ushqime të tilla si patate, spinaq dhe ushqime të pasura me minerale dhe vitamina duhet të jenë konsum i përditshëm. Këto ushqime ju bëjnë të ndiheni energjik dhe duke çliruar endorfinën nga truri juaj, ju do të ndiheni më mirë.
10. Hobi juaj
Një mënyrë efektive për të luftuar stresin është të bëni diçka që ju pëlqen. Mund të jetë plotësimi i puzzle, ngjitja e maleve ose luajtja e një instrumenti muzikor, ju mund ta zhvendosni energjinë negative në diçka pozitive.