Logjika e tanishme se të gjithë kanë bërë krime përveç nesh, nuk prodhon asgjë të mirë përveç urrejtjes së mëtutjeshme, tha politikani serb, Vuk Drashkovic.
Nën organizimin e Fondacionit për vlera dhe mirëkuptim ndërkombëtar dhe mbështetur nga kryetari i Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert për të 22 herë, dy ditë radhazi në Berlin janë mbajtur “Lutjet ndërkombëtare të mëngjesit”.
Ky aktivitet është i përvitshëm dhe ftohen liderë, ministra, deputetë dhe personalitete të shquara nga vende të ndryshme të botes. Ne mesin e pjesëmarrësve i pranishëm ishte edhe një delegacion nga Shqipëria i kryesuar nga presidenti Bujar Nishani.
Ndërsa Kosova u përfaqësua nga Ambasadori Skënder Xhakaliu, ish-ambasadori në Tokio, Ahmet Shala e ish-ministri i shëndetësisë, Alush Gashi.
Pjesëmarrës në këto ”Lutje” ishte politikani dhe ish ministri i jashtëm serb Vuk Drashkoviq i cili në një prononcim për RTK tha se mesazhi i këtyre lutjeve ndër tjera është që së pari duhet ta shikojmë veten në pasqyrë para se ti shikojmë fqinjët tanë. Me këtë dua të them, tha Drashkoviq që secili duhet ta heq theren nga syri i vet para se ta drejtoi gishtin tek thjerrat në sytë e tjerëve.
Nga ky aspekt tha Drashkoviq, mendoj se Serbia duhet më vendosmërisht ta ballafaqojë popullin e vet me krimet e shumta që janë bërë në emrin e tij. Kjo do ti shtynte edhe qeveritë e vendeve tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Sipas tij krime janë bërë nga të gjitha anët konfrontuese në ish jugosllavi dhe logjika e tanishme se të gjithë kanë bërë krime përveç nesh, nuk prodhon asgjë të mirë përveç urrejtjes së mëtutjeshme, tha ne mes tjerash politikani Serb,Vuk Drashkoviq.
Ndërsa në vazhdim të aktiviteteve dy ditore në kryeqytetin gjerman presidenti Nishani ka marr pjesë edhe ne forumin kushtuar tolerancës fetare me çast në fjalimin e tij, në prezencën e prijësve fetar nga Shqipëria, tha se Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi janë shembulli më mirë në botë se si duhet të bashkëjetohet në harmoni në një shoqëri me diverzitete fetare.
/RTK