Ja si Vangjel Dule në qershor të vitit 2001 shante në greqisht shqiptarët në një tubim politik duke i quajtur “genicaro” (GENITSAROS, grekët e përdorin për shqiptarët, që do të thotë që ata janë jeniçerë, ardhacakë në Shqipëri). Në të folmen greke kjo shprehje pezhorative nënkupton që shqiptarët janë turq, por që ngjyrimin emocional e ka të njëjtë me shprehjen serbe “shiftari”.
Në të njëjtin fjalim Vangjel Dule shprehet: Ne nuk shkojmë as me PD-në, as me PS-në, se ne jemi krenarë që jemi grekë!”
Vangjel Dule këto zgjedhje është i treti në listën e Partisë Demokratike në Vlorë dhe nëpërmjet Dashamir Tahirit që është i pesti kërkon votat e çamëve të Vlorës, Bregut, Sarandës, Konispolit që të bëhet deputet. Vetë Dashamir Tahiri ka zero mundësi të bëhet deputet, ndaj votat për të, vetëm sa ndihmojnë Dulen që mendon edhe për Dashin se është “genicaro”.