Gjykata e Krimeve të Rënda ka lexuar ditën e sotme kërkesën për gjykim në dosjen ndaj Emiliano Shullazit.
Lidhur me këtë dosje, Prokuroria ka kërkuar të thirren 38 persona si dëshmitarë mes tyre edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, por edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.