Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka kërkuar zero tolerancë për policët që përfshihen në aktivitetet politike.
Këtë kërkesë Demiraj i bëri gjatë një takim me drejtoritë e policisë në qarkun Lezhë dhe Shkodër.
I shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit Haki Cako, theksuan prioritetet kryesore për një proces zgjedhor të sigurt dhe të qetë.
Demiraj, garantoi mbështetje maksimale për arritjen e misionit kushtetues të strukturave të Policisë së Shtetit.