Dedej: Miratohet ligji që ndalon ndërtimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dedej: Miratohet ligji që ndalon ndërtimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura

11:21 | 29/05/2017
në Shqiperi
0

Në seancën e fundit të parlamentit është miratuar një ligj i rëndësishëm i cili ndalon ndërtimin e Hidrocentraleve në zonat e mbrojtura.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej ka sqaruar se ky ligj nuk do të lejojë ndërtimin e asnjë HEC-i në zonat e mbrojtura me ligj.

Dedej u shpreh se për ato zona në të cilat tashmë kanë filluar ndërtimet është vështirë ti prishin, por mbeten për t’u parë lejet që janë dhënë por nuk kanë nisur zbatimin.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Nuk kemi qenë kurrsesi të hapur ndaj aktiviteve me dëmtim sepse për herë të parë në ligjin e zonave të mbrojtura, në park kombëtar është shkruajtur në mënyrë eksplicite se nuk lejohet ndërtimi i Hidrocentraleve. Do të mbyllë atë debat që vazhdon prapë, do të lejohen apo nuk do të lejohen HEC-et.

Për shumë nga këto që janë ndërtuar ne e kemi të vështirë që ti prishim. Duhet të fillojmë të shikojmë ato që quhen masa rehabilituese. Ajo që është ndoshta për tu parë është në ato leje që janë dhënë por nuk janë zbatuar. Prapë do të jetë një gjë që nuk mund ta themi të përgjithshme sepse do të merret rast pas rasti. Di që Ministria e Ekonomisë po bën një punë në evidentimin e rasteve që duhet të pezullohen, tashmë kanë kaluar afatet dhe kjo do të na lehtësojë dhe punën tonë. Por gjithashtu do të shohim dhe ato që janë në ndërtim e sipër se çfarë efekti do të kenë në zonë.”-është shprehur Dedej në një intervistë për Ora News.

Sipas Dedej, të gjitha planet rregulluese që përfshijnë zonat e mbrojtura përmes ligjit të ri do të kalojnë nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, çka do të thotë se nëse jepet një leje ndërtimi ajo do të jetë shkelje e ligjit.

“Në ligjin e vjetër ka pasur një konflikt midis shkallëve të mbrojtjes dhe kategorive. Sot ne me ligjin e ri e kemi evituar duke lënë objektivat e mbrojtjes dhe çfarë nuk lejohet në një kategori dhe shkallët e mbrojtjes të cilat lidhen me një specifikë më të veçantë. Kemi futur planin e menaxhimit të një zone të mbrojtur si elementi bazë ku do të gjykohet për veprimtaritë brenda zonës së mbrojtur. Ato diskutohen me komunitetin.

Të gjitha planet rregulluese që përfshijnë zonat e mbrojtura përmes ligjit të ri do të kalojnë nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, çka do të thotë se nëse jepet një leje ndërtimi ajo do të jetë shkelje e ligjit.”- sqaron Dedej.

Etiketa: Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojturaligj per zpnat e mbrojturandërtimi i HidrocentraleveZamir Dedej

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Topalli: Kjo nuk është më Partia Demokratike

Topalli: Kjo nuk është më Partia Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme –

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme –

13:15 | 31/01/2026
Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend –

Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend –

12:59 | 31/01/2026
Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese –

Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese –

12:45 | 31/01/2026
“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri –

“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri –

12:31 | 31/01/2026
Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës

Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës

12:15 | 31/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme –
  • Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend –
  • Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese –
  • “Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri –
  • Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës
  • Ndjekje e rrezikshme në Durrës/ Pranga 45-vjeçarit të droguar në timon, përplasi makinën e policisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme –
  • Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com