Qindra banorë të fshatit Marikaj në Bashkinë e Vorës janë ngritur në protestë paraditen e sotme për skandalin e ndotjes që shkakton fabrika e bakrit, pranë autostradës Tiranë – Durrës.
Banorët paralajmërojnë se do të bllokojnë autostradën, në rast se nuk merren masa ndaj biznesit.
Tymi i zi që lëshon fabrika gjatë gjithë kohës është kthyer në një kërcënim serioz për jetën e banorëve të këtij fshati.
Banorët shprehen se kjo fabrikë nuk përdor filtrat e fabrikës që përdoren kundër ndotjes së mjedisit, me qëllim që të kursehet sa më shumë energjia elektrike, pa marrë parasysh se kjo kosto po u kushton jetën qindra banorëve që jetojnë aty pranë.