Policia kufitare e Korçës ka arrestuar 3 persona pasi akuzohen se në mënyrë ilegale trafikonin kuaj drejt Greqisë.
Në kuadër të operacionit antikontrabandë të koduar “Todorica” u arrestuan shtetasit Ilir Meka, 46 vjeç, Anis Meka, 23 vjeç, (baba dhe bir) të dy banues në fshatin Rakickë-Devoll dhe Elton Bylykbashi, 32 vjeç, banues në fshatin Zvezdë.
Nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasit e mësipërm, në vendin e quajtur “Lugina e Todoricës” në Pustec, kanë kontrabanduar ilegalisht 10 kafshë pune (kuaj). Shtetasit në bashkëpunim me njëri tjetrin e kanë kryer këtë vepër penale në mënyrë të përsëritur, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.