Goditet bërthama pro amerikane në PD-në e mbetur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Goditet bërthama pro amerikane në PD-në e mbetur

11:16 | 27/05/2017
në Opinion
0

Nga Bardhyl Ukcama

Largimi nga listat e PD-së, të Josefina Topallit, Astrit Patosit, Majlinda Bregut e Eduard Selamit është një goditje me shume për këtë parti dhe jetën parlamentare në Shqipëri.

Zonja Topalli, një intelektuale që përfaqeson në mënyrë dinjitoze familjet më të persekutuera të qytetërimit shkodran, ish kryetare e Parlamentit, me nje eksprience te spikatur në fushën e legjislativit. Josefina është e pasur sepse famílja e saj ka trazhguar prona të mëdha, të cilat ia konfiskoi komunizmi (dhe jo se firmoste koncensione). Josefina nuk ka punuar as edhe nje ditë në rrethin ekzekutiv te administrates së korruptuar të PD-së. Ajo përfaqësonte me profesionalizem politikën e djathtë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Majlinda Bregu, një deputete dinjitoze për secilin parlament të Kontinentit Europian. Me nje prevojë shumë të dobishme në fushën e integrimeve europiane, ish ministre e pa akuzuar për korrupsion. Me një profil shume elegant ne elektorat. E njohur për guximin intelektual dhe lirinë e komunikimit politik. Pa mëdyshje edhe ajo edhe Topalli mund te ishin propozuar dhe do ta nderonin postin e Presidentes së Shqiperisë.

Astrit Patosi është një ndër politikanët më të pakorruptuar, që nuk ka mbajtuar asnjë post ekzekutiv në Shqipëri. Njëri nga intelektualët më të mirë të Parlamentit, ish aktivist i Lëvizjes së Dhjetorit dhe konseguent në qëndrimin e tij të djathtë politik. I investuar në drejtimin e grupit parlamentar ka fituar respekt në elektoratin shqiptar.

Eduart Selami ( shqiptaro-amerikan), i pa akuzuar per korrupsion, ish themelues dhe kryetar i PD-së, me nje orientim të njohur pro amerikan dhe njohes mjaft i mire i politikes nderkombetare, u la jashte listës.

Keta deputetë u kontaktuan nga administrata amerikane para pak ditesh, për të gjetur një zgjidhje rreth situatës politike në vënd.

U perjashtuan te katër, e për ta bërë edhe më transparentë karshillakun anti amerikan, u fut në PD-në, e re Sazan Guri ( një figurë komike, që “drejtoi” demostratat kundër projekt-marrveshjes shqiptaro-amerikane për armët kimike).

Kemi edhe nje aspekt tjetër të rëndësishëm. Në listë përfshihet Lefter Maliqi i Beratit, dhe largohet Mimoza Hajdarmataj.

Mimoza, një deputete dinjitoze e Malsisë së Gjakovës, me një profil qytetar, e pa akuzuar për korrupsion dhe njekohesisht ish studente e Dhjetorit 90-të.

Tashmë me perjashtimin e Astritit dhe Mimozes asnjë ish student i Lëvizjes së Dhjetorit 1990-të, nga UT nuk mbetet në listat e PD-së. ASNJE!

Po ashtu të përsekutuarit politik mbetën thuajse krejt të papërfaqësuar (më pak se partia Mediu apo Duka).

Oligarket e PD-se, se mbetur nuk denjuan as formalisht te mblidhnin se paku kryesine e partise per te miratuar kandidatet. A ka turp me te pambuluar? Zero demokraci ! Imagjinoni sa demokratike do te ishte “Republika e Lulit”.

Pra, PD-ja e re, me emrat e mesipërm, ka përjashtuar bërthamën euro-atlantike të intelekualeve antikomunistë, Levizjes Studentore, te persekutuarit politike dhe figurave të pakorruptuara të grupit parlamentar.

Para së gjithash synon të sfidojë politikën amerikane në rajon por edhe atë pak demokraci brënda partisë.

Anti amerikanizmi i oligarkeve te PD-së, së mbetur ( jo elektoratit te saj) eshtë nje ogur i zi jo vetëm për atë parti, por për demokracinë shqiptare në përgjithësi.

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Veç një Atdhe!/ PDIU hap fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit (foto+film)

Veç një Atdhe!/ PDIU hap fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit (foto+film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com