Partia Republikane do të dalë vetëm në zgjedhjet e 25 qershorit, duke zyrtarizuar faktin se PR nuk e ka pranuar ofertën e Bashës.
Pas regjistrimit në KQZ, kreu republikan, Fatmir Mediu zhvilloi një takim me Lulzim Bashën në përpjekje për të gjetur një kompromis mes dy aleatëve opozitarë.
Pas takimit 30 minutësh kryerepublikani Fatmir Mediu tha në një prononcim të shkurtër se “nuk ka marrëveshje”.
Një ditë më parë, Basha përfshiu në listat e PD kryetarët e tre partive aleate, Nard Ndokën në Shkodër, Dashamir Shehin në Tiranë dhe Vangjel Dulen në Vlorë. Fatmir Mediu i PR refuzoi kandidimin në listat e PD në qarkun e Fierit, për shkak të renditjes në listë, e cila bënte që Mediu të rrezikonte mandatin.