Në dyqanin më të afërt bli ca biskota. Së bashku me të ofroji një të moshuari një bisedë të ngrohtë. Kërkoju atyre këshilla dhe vëmendje. Shkolla më e mirë për çdo njeri është në këmbët e një të moshuari. Të jesh i sigurt që përpos këtyre do jua bësh ditën më të bukur.
Të zësh miq në një moshë të madhe është majft e vështirë. Bëhet akoma më e vështirë kur ti fillon dhe plakesh. Por një grua e moshuar 90 vjeçare provoi se çdo njeri mund të bëjë diçka për të luftuar izolimin dhe vetminë duke bërë miq të rinj.
Marleen Brooks në Misuri kur vajti në shtëpi gjeti një shënim nga fqinja e saj, një grua 90 vjeçare e cila jetonte e vetmuar në anën tjetër të rrugës.
Brooks ndau shënimin me një gazetar të njohur lajmesh në KTUV, Frank Somerville i cili e postoi shënimin së bashku me shkrimin e Brooks në faqen e tij në Facebook.
https://www.facebook.com/FrankSomervilleKTVU/posts/1466824286714227:0
“E dashur zonja X! Do të donit të bëheshit shoqja ime ? Jam 90 vjeç dhe jetoj vetëm pasi të gjithë miqtë e mi kanë vdekur. Ndihem kaq e vetmuar dhe kam frikë. Lus që dikush të më përgjigjet.”- shkruhej në letrën e të moshuarës.
Marleen Brooks erdhi në shtëpi dhe gjeti këtë shënim. Ajo e postoi letrën në të cilën shkroi: “Kjo letër e bën zemrën time të trishtuar, por në anën e ndritshme duket se kam gjetur një mik të ri. Doja ta postoja këtë për t’ju kutjtuar se ka shumë njerëz të vetmuar aty jashtë. Sidomos të moshuarit. Nëse ju njihni një person të tillë në lagjen tuaj, konsiderojeni ti bëni një vizitë për ti thënë ndodhta dhe vetëm një “çkemi” ose për ti dhënë ca biskota. Unë ju garantoj se do ja bëni ditën më të bukur, por në të njëjtën kohë do të bëni një mik të ri. Sa fantastike do ishte kjo?-shkruan Brooks.
Kështu Brooks pasi lexoi letrën, morri ca biskota dhe ëmbëlsira dhe i shkoi për vizitë zonjës së moshuar. Takimin e saj ajo e ndau sërish me Somerville i cili e ndau atë me të gjithë në Facebook.
“Ajo ishte një zonjë shumë e ëmbël. Kur në arritëm për vizitë ajo ishte mbi hënë” –shprehej Brooks.
Nga ana tjetër, gruaja 90 vjeçare Wanda tha se shpresonte që të mos e mernin për budallaqe me letrën që shkroi. “Unë kam jetuar këtu për 50 vite dhe nuk njoh asnjë nga fqinjët e mi. A e imagjinoni ju këtë gjë?”- shprehej Wanda.
https://www.facebook.com/FrankSomervilleKTVU/posts/1467389743324348
Sipas Brooks, Wanda ishte nëna e tre djemve dhe njëri prej tyre i kishte vdekur vitin e kaluar nga kanceri. Wanda merr zakonisht oksigjen pasi vuan nga disa sëmundje të zemrës dhe disa sëmundje të tjera.
Mjerisht, historia e Wandës për vetminë dhe izolimin nuk është unike në asnjë vend të botës. Shumë njerëz të moshuar ndihen të lënë jashtë komuniteteve dhe nuk kanë ndërveprime të rëndësishme sociale.
Pasojat e situatave të tilla janë vërtëtë të dëmshme për shëndëtin e të moshuarve. Një përpjekje sado e vogël nga ana jonë, mund të bëjë një ndryshim të madh në jetët e tyre. Nëse ata janë pjesë e familjes, të afërmit, fqinji juaj apo dikush që njihni rastësisht, shkoni në dyqanin më të afërt të ëmbëlsirave, blini ca biskota dhe ofrojini atyre bashkë më ta një bisedë të ngrohtë. Kjo është ajo çfarë na bën ne më njerëzor!