Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federika Moghrini do të zhvillojë mbrëmjen e sotme një darkë pune me liderët e 6 vendeve të Ballkanit. Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Në një konferencë për shtyp, Mogherini tha se në këtë darkë pune do të diskutohet për situatën aktuale dhe për bashkëpnimin mes vendeve të rajonit.