Aktorja indiane Aishwarya Rai ka qenë një nga “VIP”-at që ka tërhequr më shumë vëmendje në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë.
43-vjecarja ka rrezatuar si një princeshë me fustanin e saj të frymëzuar nga personazhi i Hirushes, gjatë tapetit të kuq të Festivalit të 70 të Kanës në Francë.
Fustani i saj mahnitës, ngjyre blu, është dizenjuar nga stilisti filipinas Michael Cinco. Ish-Miss Bota e vitit 1994 ndodhet në këtë eveniment për pjesëmarrjen e saj në filmin “Okja”.