Pas takimit me ish liderin e PD Sali Berisha, Presidenti i ri, Ilir Meta ka folur për gazetarët për marrëveshjen mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Sa për takimin me Berishën, Meta tha se jam i gatshëm ta ndjek gjithmonë.
“Jam shumë i lumtur që ka pasur një marrëveshje, sipas medias, mes Ramës dhe Bashës. Kjo ka qenë ëndërra ime të ketë një marrëveshje. Shpresojmë të bëhet publike.
Nuk kam qenë ndërmjetësuesi por imponuesi i kësaj marrëveshjeje së bashku me LSI-në, PDIU e partitë e tjera
Berisha është dobësia ime dhe unë jam i gatshëm ta ndjek gjithmonë”, u shpreh Meta.