Ka ardhur edhe reagimi i parë ndërkombëtar për marrëveshjen politike mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Marrëveshja u arrit në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas 3 orësh diskutime në selinë e Kuvendit.
Reagimi i parë ka ardhur nga zyra e OSBE-së në Tiranë:
“Urime qeverisë dhe opozitës për marrëveshjen! Prezenca e OSBE e gatshme të mbështesë fort Reformën Zgjedhore për zgjedhje të lira e të ndershme”.