Nga të dhënat e para nga mjekësia ligjore bëhet me dije se Hipertermia malinje është shkak i vdekjes së 16 vjeçares Blerta Pepa gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju.
Gjithashtu nga autopsia rezulton se edhe injektimi i dantrolenit kundër komplikacioneve është kryer nga mjeku anestezist por edhe në këtë rast, Blerta Pepa nuk ka mundur të mbijetojë. Por materetialet ende nuk i kanë kaluar prokurisë së Tiranës.
Dy mjekët e huaj dhe anesteziti janë proceduar penalisht për mjekim të pakujdeshëm, ndërsa ministria e shëndetësisë ka ngritur grupin e punës për ndjekjen e rastit.
Policia i ka referuar materialet prokurorisë së Tiranës për tre mjekë të spitalit privat në Tiranë, ku humbi jetën 16 vjeçarja Blerta Pepa.