Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, që mbështetet nga presidenca ruse, tha se është i gatshëm që të paraqesë dorëheqjen.
Në një intervistë për televizionin NTV, që mbështet Kremlinin, Kadyrov tha se “koha ime ka mbaruar”.
Mandati aktual i Kadyrovit përfundon në fillim të muajit prill.
“Ka shumë pasardhës në ekipin tonë. Ne kemi shumë specialistë të mirë”, tha Kadyrov në intervistën e transmetuar sot.
Kjo shpallje u bë në një vjetorin e vrasjes së kritikut të Kremlinit, Boris Nemtsov.
Shumë anëtarë të opozitës në Rusi akuzojnë pikërisht Kadyrovin se ka luajtur rol në vrasjen e Nemtsovit.
“Nemtsov nuk më shqetëson mua aspak, pasi ai nuk është i nivelit tim”, tha Kadyrov për televizionin NTV.