Pas vdekjes së 16 vjeçares Blerta Pepa gjatë operacionit, ka reaguar spitali Continental ku deklaron se vajza ka humbur jetën për shkak të një komplikacioni të rrallë të quajtur “Hipertermia Maligna”.
Spitali Continental deklaron se “Hipertermia Maligna” përfaqëson një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rralla që ndodh gjatë anestezisë dhe vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarde apo të posaçme të kryera para operacionit.
Çfarë është HIPERTEMIA MALIGNA?
“Hipertermia Maligna përfaqëson një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rrallla që ndodh gjatë anestezisë. Ajo vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarte apo të posaçme të kryera para operacionit.
Hipertermia maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike. Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se protokollet e anestezisë së aplikuara në Spitalin Continental në kët rast janë të njëjta me ato të vendeve të BE-së. Gjithashtu sigurojmë se niveli professional i anestezistëve të spitalit tonë është tejet i lartë dhe veçanërish i mjekut që u përball me këtë komplikacion të rrallë, i cili e ka trajtuar atë me profesionalizëm të lartë dhe devotshmëri në një afat kohor prej disa orësh.
Spitali Continental garanton familjen e të ndjerës dhe gjithë opinionin publik se është i hapur për të bashkëpunuar me të gjitha organet që bëjnë ekspertizën në këtë fushë si dhe ato ligj-zbatuese për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje me qëllim heqjen e çdo mundësie për të abuzuar më të vërtetën, siç kemi vërejtur gjatë orëve të fundit nga shumë media, apo individë të caktuar. Jemi thellësisht të keqardhur për dizinformimin e përhapur i cili në jo pak raste duket që është i qëllimshëm. Është e pafalshme të luhet me ndjenjat e njerëzve apo më keq akoma të krijohen kopertura në kurriz të së vërtetës”, thuhet më tej nga zyrtarë të spitalit.