Zbulohet lloji i pajisjes që iu bllokua dy ditë më parë në Rinas shtetasit grek, Iraklis Dragounis. Burime nga prokuroria bënë me dije se ajo është një pajisje “OSCOR 5000”, e aftë për të gjurmuar çimka dhe pajisje përgjimi.
Nga një kërkim në internet rezulton se OSCOR 5000 është një pajisje e avancuar e prodhuar për herë të parë rreth viteve 1998. Pajisa mund të kontrollojë me mikroprocesorë e cila është e aftë të zbulojë çimka përgjuese në një gamë të gjerë frekuencash. Pajisja vendoset brenda një çante të zeze brenda së cilës edhe mund të operohet. Ai jo vetëm që mbrohet nga çimkat por edhe është e aftë të gjurmojë përgjues infra-red.
Prandaj, është në dispozicion vetëm për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të inteligjencës të miratuara nga qeveria e SHBA.