Pas tërheqjes së kandidatit të PS-së në Kavajë, vjen reagimi Ambasadës së Shteteve të Bashkuara ku mbështet thirrjen e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve bashkiake në Kavajë.
Ambasada e SHBA thekson se shtyerja e zgjedhjeve me qëllim, siç thonë “që të ruhet përqendrimi i qeverisë dhe opozitës tek procesi i dialogut”.
“Nxisim vazhdimin dhe përshpejtimin e procesit të dialogut sepse koha që mbetet për t’i zgjidhur çështjet me anë të negociatave përpara zgjedhjeve të 18 qershorit është e kufizuar. Mbështesim të drejtat e shqiptarëve për të protestuar paqësisht dhe nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive që të mos angazhohen në akte që mund të nxisnin dhunë, veçanëritsht akte që ndikojnë në aftësinë e qytetarëve per të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik”,- theksohet në deklaratën e ambasadës.
Pas reagimit të Ambasadës amerikane, për tërheqjen e kandidatit të PS-së nga zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës, ka ardhur dhë reagimi nga Ambasada Gjermane.
Ambasadorja Gjermane Schütz u prononcua sot prane Deutsche Ëelle, ku shprehu mirëkuptimin e Ambasadës Gjermane për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Kavajë.
Deklarata e plotë :
Ambasada Gjermane ka mirëkuptim për vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Kavajë, për të mbajtur të hapur kësisoj rrugën për bisedime midis qeverise dhe opozitës në interes të një zgjidhjeje të krizës aktuale politike dhe pjesëmarrjen sa më të gjerë të partive politike në zgjedhjet parlamentare. Ne mbështesim përpjekjet e palëve të përfshira për të vazhduar këtë dialog me qëllimin për të gjetur një zgjidhje në bazë të kushtetutës së Shqipërisë. Njëkohësisht u bëjmë thirrje të gjitha palëve të shmangin ҫdo veprim që mund të ndikojë që një protestë paqësore të shndërrohet në dhunë.